Lajmet e fundit

A e dinit që ekzema, ose lëkura e irrituar mund të trajtohet edhe me anën e një diete të ekuilibruar?
Më poshtë po rendisim pesë këshilla për ta bërë të mundur reduktimin e zonave të ekzemës.
1. Eliminoni ushqimet e përpunuara dhe hani ato organike
Me fjalë të tjera, zgjidhni fruta dhe perime të freskëta, hani manaferra, fara dhe ulni sasinë e mishit të kuq në dietën tuaj.
2. Mos pini qumësht apo nënproduktet e tij
Qumështi i lopës është një nga shkaktarët kryesorë, ndaj hiqeni, të paktën përkohësisht, nga menuja juaj. Ky qumësht shpesh ka hormone të shumta që mund ta përkeqësojnë ekzemën. Zëvendësojeni edhe qumështin e kafesë me lloje të tjera, si qumësht dhie, deleje për të parë ndryshimin.
3. Hiqni produktet me gluten nga dieta juaj
Gruri është i njohur si një prej faktorëve ngacmues të ekzemës në lëkurë. Rralloni bukën, makaronat, drithërat dhe ushqimet e përpunuara me shumë karbohidrate.
4. Praktikoni dietën eliminuese
Mundohuni të mbani shënim çfarë hani çdo ditë, duke vërejtur edhe ndryshimin e simptomave. Çdo reagim i lëkurës ndaj ushqimeve që ju bëjnë keq është një mësim i mirë, që ju ndihmoni të kuptoni ushqimet irrituese. Ndonjëherë lëkura acarohet edhe nga soja, vezët, arrat apo farat. Shmangni konsumin, nëse vëreni ngacmim pikërisht prej tyre.
5. Merrni vitamina dhe suplementë natyralë
Disa grupe vitaminash dhe acide yndyrore janë shumë të efektshme për të reduktuar simptomat e ekzemës. Sipas një studimi, marrja e 1.8 g EPA, acid yndyror Omega-3 çdo ditë për 12 javë solli një reduktim të ekzemës, shkruan revistashije. Po kështu, vitamina A, D dhe E ndihmojnë lëkurën të jetë e hidratuar, të përmirësojë cilësinë e saj, si dhe të rrisë prodhimin e kolagjenit.