Lajmet e fundit

U desh shumë punë për t'i shkruar dhe shumë kohë për botimin e tyre.
Por të martën kolumnet dhe opinionet e autorit Fadil Lepaja të cilat i publikoi që nga viti 2008 u promovuan të përmbledhura në këto katër vepra, njofton Klan Kosova.
Botimi i librave, “Arratisja e Republikës”, ”Lëkura e Gjarpnit”, “A po bëhesh President“ dhe “Delet nga Lugina e Silikonit,” sipas miqve të autorit trajtojnë shumë tema.
Këtu u tha se shkrimet e autorit Lepaja bartin një mesazh të realitetit te sotëm.
Autori tha se e kishte për obligim ndaj lexuesit që të përmbledh shkrimet e tij në katër libra.
Kronikë nga Rilind Matoshi.