Lajmet e fundit

Ledian Memushaj i rikthehet golit me Peskarën në Serinë B italiane. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në triumfin e djeshëm që skuadra e tij arriti në shtëpi kundër Avelinos me shifrat 3-2. Memushaj hapi serinë e golave në minutën e 38-të, teksa goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Vlonjati ishte në fushë për 90 minuta, duke udhëhequr Peskarën drejt një fitoreje shumë të rëndësishme në kampionat. Mesfushori që mban edhe shiritin e kapitenit te ekipi italian, u bë protagonist edhe në disa raste për shënim, shkruan PanoramaSport.
Pas kësaj fitoreje, Peskara pozicionohet në vendin e gjashtë të Serisë B me 21 pikë, tetë më pak se Kaljari kryesues. Skuadra e vlonjatit synon ngjitjen në Serinë A dhe deri më tani gjithçka po shkon sipas parashikimeve. Ndërkohë, në tetë ndeshje të aktivizuara deri më tani në kampionat, Memushaj ka arritur të shënoj katër gola, duke qenë deciziv për Peskarën. Vlonjatin e kanë penalizuar disi dëmtimet