Lajmet e fundit

Inter ka mposhtur Beneventon me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.
Klubi në të cilin luajnë edhe Ledian Memushaj dhe Berat Xhimshiti nuk arriti të kapitalizojë në formën e dobët nëpër të cilën po kalon klubi nga Milano.
Ishin golat e Milan Skriniar dhe Andrea Ranocchias në minutat 67’ dhe 69’ që sollën fitoren e zikaltërve.
Pas këtij triumfi, Inter ndodhet në pozitën e tretë me 51 pikë, 13 më pak se Napoli në pozitën e parë, por që napolitanët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.