Lajmet e fundit

Melanie Griffith qershorin e kaluar ka bërë të ditur ndarjen nga Antonio Banderas.
Dhe duket se edhe shenja e tyre e dashurisë është zbehur.
Aktorja 57 vjeçare ka pasur në tatuazh emrin e ish partnerit të saj në pjesën e sipërme të krahut brenda një zemre.
Duket se tatuazhi ka filluar të zbehet pas divorcit të tyre.
Nëna e tre fëmijëve ka treguar tatuazhin e saj që gati është zhdukur në një fustan të zi me pika të kuqe dhe të bardha derisa ajo u pa në Ëest Hollyëood, transmeton Klan Kosova.
Ajo kishte kapur flokët e saj lart në stilin e Brigitte Bardot dhe i kishte shtuar lookut të saj me një palë syze të stilit 1950.
Në fillim, Griffith kishte përdorur makiazh për të mbuluar tatuazhin e saj ndërsa më vonë u përfol se ajo ka pasur disa tretmane lazerike për largimin e tij.