Lajmet e fundit

Melania Trump bashkëshortja e Donal Trump ka bërë deklaratën e parë publike rreth zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania thotë se duhet të numërohe çdo votë që është e ligjshme, njofton Klan Kosova
“Populli Amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votim të ligjshëm dhe jo paligjshëm. Votat duhet të numërohen. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”, shkroi Zonja e Parë në Twitter.
Kujtojmë se mediat botërore orë më parë raportuan se Melania i kishte kërkuar Trump që ta pranojë rezultatin zgjedhor presidencial, ku ky i fundi është shpallur humbës.
Joe Biden deri më tani ka fituar 290 vota elektorale gjersa Trump ka 214 sosh gjersa triumfues shpallet kanidati që fiton 270 vota.