Lajmet e fundit

Mel Gibson është bërë baba për herë të nëntë, në muajin janar të vitit 2017 me djalin e tij Lars nga lidhja e tij e dashurisë më modelen 28 vjeçare, Rosalind Ross.
Të shtunën, çifti kanë shijuar një natë romantike, si rrallë herë, kur janë para në Art Of Elysium 'Heaven' Gala në Los Angeles.
63 vjeçari Gibson kishte zgjedhur një kostum ngjyrë të zezë në ndërkohë që e dashura e tij dukej e mrekullueshme me fustanin e saj të gjatë dhe shumë të hapur në pjesën e dekoltesë dhe të shpinës, transmeton Klan Kosova.
Në ndërkohë, fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar, me këtë rast tregoi edhe rezultatet e mahnitshme të humbjes së 14 kilogramëve.
Aktori ka shtatë fëmijë me bashkëshorten e tij të parë, Robyn Moore, një vajzë dhe gjashtë djem. Ata ishin të martuar për 31 vjet, nga viti 1980 deri në vitin 2001, ndërsa u ndanë në vitin 2006.
Ai po ashtgu ka një vajzë me pianisten ruse, Oksana Grigorieva.