Lajmet e fundit

Melanie Chisholm e njohur ndryshe si Mel C e grupit të vajzave Spice Girls ka rikujtuar kohën kur kishte vetëbesim të ulët.
“Unë iu bashkangjita grupit Spice Girls kur isha vetëm 20 vjeçare dhe ishte çmendurit. Unë kisha një çregullim në të ushqyer. Isha në qendër të vëmendjes, fotografohesha vazhdiimisht dhe follova të dyshoj për figurën timë trupore, duke krijuar kështu komplekse”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
Mel C ka ndarë me fansat e saj edhe faktin se ajo nuk ka dashur ta pranojë se ka një problem.
“Unë e mohojë një gjë të tillë vazhdimisht por dëshiroja të bëhesha më mirë. Unë isha në terapi të ndryshme, si akupunktura, derisa edhe sporti ishte shumë i rëndësishëm për mua”.
Këngëtarja 42 vjeçare ka thënë se tash ka një “lidhje” të shëndoshë me ushqimin.
“Kur isha tinejxhere, nuk e dija dallimin mes proteinave dhe karbohidrate derisa tash e di çfarë dhe kur duhet të ha”, ka thënë ajo.
Mel C ka folur edhe për ribashkimin e Spice Girls, ku duket se ajo nuk është dakord me këtë.
“Ne tashmë kemi jetët tona të ndara, ashtu si edhe karrierat tona dhe duam gjëra të ndryshme”, ka përfunduar ajo.