Lajmet e fundit

Mel C është tërhequr nga grupi i njohur i vajzave “Spice Girls”, grup ky që përflitej se do të bashkohej në 20 vjetorin e themelimit të tyre.
Para Mel C, është Victoria Beckham ajo që e ka lënë grupin duke thënë se do të koncentrohej në punën e saj si dizenjatore e modës.
Sipas The Sun, Mel C do të përkushtohet më seriozisht në karrierën e saj muzikore.
“Mel C është larguar nga ribashkimi i mundshëm i grupit. Ajo ka lënë grupin e vajzave për tu fokusuar më seriozisht në karrierën e saj solo. Ajo i don shumë vajzat por për momentin nuk e sheh të arsyeshme të bëhet sërish pjesë e grupit” ka thënë një burim i afërt me këngëtaren, transmeton Klan Kosova.
Sipas të njejtit burim, ish anëtarja e grupit Spice Girls ka prioritete të tjera.
Ndërsa pas këtij lajmi, duket se Mel B, Emma Bunton dhe Geri Horner janë të vetmet që mund të bëjnë rikthimin e Spice Girls, por jo më me pesë anëtare, por me vetëm tre prej tyre.