Lajmet e fundit

Mel B ka folur për një periudhë të errët gjatë jetë së saj, transmeton Klan Kosova.
Anëtarja e Spice Girls foli për një tentim vetëvrasje gjatë vitit 2014 në librin e saj të ri, Brutally Honest.
Në libër, Mel thotë se ajo mori rreth 200 tableta aspirinë më 11 dhjetor 2014, derisa po xhironte shfaqje live për The X Factor UK, në një përpjekje për të shpëtuar martesën e saj me Stephen Belafonte.
‘Derisa çdo pilulë po kalonte në gojën time, pyesja veten: je e sigurt? Dhe unë merrja një tjetër. 10, 20, 50, 100’, shkroi ajo.
‘Para ndritjës së famës, ndihesha e goditur emocionalisht, e larguar nga familja ime. U ndjeva e shëmtuar dhe e urryer nga vetë njeriu që dikur më premtoi se do të donte dhe do më mbronte, burri dhe menaxheri im Stephen’, shpjegoi ajo.
‘Unë ende kujtoj frikën, panikun dhe konfuzionin absolut në kokën time. Pastaj gjithçka u bë zi, u rrëzova në gjunjë’.
Ajo u zgjua në spital e rrethuar nga mjekë dhe infermierë.
‘Ishte momenti më i trishtuar i jetës sime. Duke parë vajzën time të tronditur, të shkatërruar, të zemëruar’, thotë më tej ajo.