Lajmet e fundit

Mel B është akuzuar për kërcënim të dëshmitares, e cila ishte e përgatitur të dëshmonte kundër saj në betejën ligjore të divorcit nga Stephen Belafonte.
Reperja Siya, ka dorëzuar një raport policor ditën e hënë, në të cilin thuhet që Mel B ka dërguar mesazhe kërcënuese në lidhje me dëshminë e saj.
Sipas burimeve të TMZ, Siya do të dëshmonte që Belafonte kurrë nuk ka abuzuar fizikisht me Mel B, gjë kjo që është në kundërshtim me atë që ka thënë këngëtarja.