Lajmet e fundit
Kina kryesonte këtë listë me 147 mijë imigrantë në vitin2013. India poashtu ka tejkaluar shtetin latin me 129 mijë imigrantë, derisa Meksika kishte vetëm 125 mijë të tillë.
Në këtë listë përveç këtyre vendeve kishte edhe shtete tjera aziatike siç janë Korea e Jugut, Filipinet, dhe Japonia.
Përderisa imigrimi nga Meksika ka shënuar rënie për shkak të ngritjes ekonomike dhe uljes së numrit të lindjeve.
Por, përsëri hispanikët janë minoriteti më i madh në SHBA, edhe pse dy e treta e tyre tani konsiderohen shtetas të Amerikës, përderisa te popullata aziatike dy e treta e tyre janë shtetas të naturalizuar.
Duke pasur parasysh këtë ngritje të popullësisë aziatike shtrohet pyetja se sa e dukshme do të jetë kjo valë e imigrantëve, a janë këto trende sinjal i një vale të re të dukshme imigrantësh shtrohet pyetja sipas këtij censusi.