Lajmet e fundit

Meksika i ka dënuar udhëzimet e reja të Shteteve të Bashkuara, sipas të cilave pothuajse të gjithë emigrantët ilegalë mund të jenë subjekt i deportimit.
Rregullat e reja, nënkuptojnë deportimin e emigrantëve të padokumentuar në Meksikë, edhe nëse nuk janë meksikanë.
Mirëpo Ministri i Jashtëm meksikan, Luis Videgaray thotë se vendi i tij nuk mund të pranojë vendime të imponuara nga një tjetër qeveri.
Ndërsa, dy zyrtarë të lartë të SHBA-së, ndodhen në Meksikë për t’i diskutuar masat.