Lajmet e fundit

Një tërmet i fuqishëm me intensitet 6.2 shkallë e ka tronditur sot pjesën qendrore të Mekiskës, vetëm disa ditë pas dridhjes së madhe të tokës, nga e cila janë vrarë afro 300 njerëz, kanë thënë monitoruesit sizmologjikë të Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.
Tërmeti ka ndodhur sot pasdite, ndërsa epiqendrën e kishte 19.3 kilometra në juglindje të qytetit, Matias Romero, në shtetin Oksaka, ka raportuar Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Në kryeqytetin Meksiko Siti, ekipet e shpëtimit përkohësisht i kanë ndalur operacionet e kërkimeve.