Lajmet e fundit

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti përmes një shkrimi të publikuar në profilin e saj në Facebook para pak çastesh, ka kërkuar reforma brenda partisë që i takon, madje duke thumbuar edhe ministra të kësaj partie pa përmendur emra konkret.
"Asnjë funksion politik nuk është i përjetshëm, me se paku funksioni i Ministrit! #REFORMA tani!", qëndron në statusin e saj në Facebook, transmeton Zhurnal.
Deputetja Mehmeti edhe në raste të tjera ka shprehur publikisht pakënaqësi për funksionimin e partisë që i takon nga dita e themelimit në vitin 2002.