Lajmet e fundit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se përballë zhvillime të fundit në vend, Qeveria dhe institucionet e saj të sigurisë, sipas tij, janë të përkushtuara për t'iu përgjigjur sfidave të sigurisë si në veri të vendit.
Ai u shpreh se Kosova mbetet e pacenueshme dhe e vendosur në përpjekjen e saj legjitime.
"Përballë zhvillimeve të fundit në vend, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj të sigurisë, janë të përkushtuara për t'iu përgjigjur sfidave të sigurisë si në veri të vendit, ashtu edhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Bashkë me policinë e Kosovës dhe me të gjithë komponentët e sigurisë, vendorë dhe ndërkombëtarë, shteti i Kosovës do ta ruajë kompaktësinë e veprimeve në mënyrë racionale, përmes rrugësh institucionale dhe me qasje koordinuese gjithëpërfshirëse".
"Kosova ka dalëzotësit e saj dhe ajo është e mbrojtur nga djem dhe vajza brenda dhe jashtë institucioneve. Kosova mbetet e pacenueshme dhe e vendosur në përpjekjen e saj legjitime dhe të drejtë për shtrirjen e sovranitetit dhe për të mbrojtur si territorin ashtu edhe qytetarët e saj", thuhet në shkrimin e tij.
Tutje, Mehaj tha se komuniteti ndërkombëtar duhet t'i dënojë veprimet e Serbisë, përcjell Klankosova.tv.
"Veprimet e autoriteteve serbe janë manifestim i politikave agresore dhe hegjemone të Serbisë autoritare dhe proruse në Ballkan. Çdo përpjekje për depërshkallëzim duhet të llogarisë edhe mungesën e vullnetit të Serbisë për këtë dhe veprimet e saj provokuese dhe nxitëse. Komuniteti ndërkombëtar duhet t'i dënojë veprimet e Serbisë dhe t'iu qëndrojë deri në fund palëve prapa sipas gatishmërisë së tyre përkatëse drejt gjetjes së rrugëve të depërshkallëzimit në veri të vendit", është shprehur ai.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.