Armend Mehaj, ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.
Mehaj me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar edhe arsyet e këtij vendimi.
“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë. Ai më falënderoi për punën time si dhe për të gjitha angazhimet e përbashkëta deri më sot, gjatë këtyre 29 muajve sa isha në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”, tha Mehaj.
12:00 - Mehaj flet pas dorëheqjes, tregon arsyet
Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës Ejup Maqedonci, është emëruar ministër i Mbrojtjes.
Ai do ta zëvendësojë në këtë pozitë Armend Mehajn, i cili u dorëhoq për arsye familjare.
Kjo u bë e ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
"Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari", tha ai.

______________________________________________________________________________________________________
11:16 - Mehaj e pranon se ka dhënë dorëheqje
Armend Mehaj, e ka pranuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e Ministrit të Mbrojtjes.
“Po, kam dhënë dorëheqje. Arsye familjare”, ka thënë ai për Indeksonline.
09:46 - Mehaj jep dorëheqje, zëvendësohet nga Maqedonci
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet në postin e shefit të këtij dikasteri qeveritar nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Kështu merr vesh Klankosova.tv nga burimet e saj. Po sipas këtyre burimeve, Mehaj qe një kohë të gjatë ka bërë me dije synimin e tij që të dorëhiqet nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.
Mehaj me profesion ushtarak, erdhi nga Norvegjia në Kosovë për ta drejtuar këtë ministri. Ai qëndroi në krye të saj që nga marsi i vitit 2021./Klankosova.tv/.