Lajmet e fundit

Everton ka hequr dorë nga planet për të bërë një ofertë të re për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Olivier Giroud, në afatin kalimtar të janarit, pohon Daily Star.
Giroud kishte qenë cak i Evertonit gjatë verës kur Ronald Koeman po synonte ta sillte njeriun që do të e zëvendësonte Romelu Lukakun që ishte transferuar te Manchester United.
Sidoqoftë, Giroud vendoi që të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në formacionin e parë të Arsenalit, dhe Everton ka vendosur që të mos tentojë sërish për të e marrë francezin kur të vjen afati kalimtar i janarit.