Lajmet e fundit
Megjithëse për pjesën më të madhe të sezonit ka ngrohur stolin, asi uellsian i Të Bardhëve dëshiron të mbetet për të dëshmuar vlerat që posedon

Asi i Real Madrid, Gareth Bale, nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu, megjithë minutat e pakët në fushën e lojës.
Uellsiani ka kohë që është i lidhur me një largim nga kryeqyteti spanjoll, por ai ka lajmëruar zyrtarët e skuadrës se dëshiron të qëndrojë.
Bale ka ngrohur stolin për pjesën më të madhe të edicionit dhe vlera e tij po bie gradualisht, nëse ai nuk arrin ta bindë Zinedine Zidane se meriton të jetë titullar.