Kur Meghan Markle u kthye në Kanada në fillim të këtij muaji pasi Princi Harry mbeti për të finalizuar detajet e daljes së tyre nga jeta mbretërore, ajo nuk u kthye në një shtëpi të zbrazët.
"Meghan kishte miq dhe nënën e saj afër, ndërsa Harry mbeti në Angli", ka thënë një burim për PEOPLE, njofton Klan Kosova.
Nëna e Meghan, Doria Ragland, ka qëndruar me të bijën, dhëndrin dhe nipin Archie ndërsa familja e re qëndron në ishullin Vancouver.
"Ajo padyshim merr shumë forcë nga nëna e saj", thotë një mik i Meghan.
Ragland, një punonjëse sociale dhe instruktore e yogës që jeton në Los Angeles, gjithashtu kaloi pushimet me Meghan dhe Harry në javët para se ata të dilnin nga familja.
Ajo ka qenë një mbështetëse e rëndësishme që nga ajo kohë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.