Meghan Markle, Dukesha e Sussex, po publikon librin e saj të parë për fëmijë, një rrënjë në marrëdhëniet midis Princit Harry dhe djalit të tyre, Archie.
Ky libër titullohet ‘’The Bench’’ dhe sipas njoftimit të Random House do të dalë në treg më 8 qershor.
Libri përmban grupe të ndryshme baballarësh dhe djemsh dhe momente që ata ndajnë, sipas një deklarate që njofton lëshimin, raporton AP, transmeton KlanKosova.tv.
Meghan tha se ky libër erdhi si ide nga një poezi që ajo shkruajti për Harry në ditën e parë të babait pas lindjes së djalit të tyrë Archie. Archie mbush 2 vjeç të enjten ndërsa Meghan dhe Harry po presin fëmijën e tyre të dytë, një vajzë, më vonë këtë vit.
Libri është një nga disa projekte që Meghan dhe Harry kanë njoftuar që kur u larguan nga detyrat mbretërore në fillim të vitit 2020.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.