Duka dhe Dukesha e Sussex përmes një deklarate kanë thënë se “e kanë ndërmend të tërhiqen si anëtarë të lartë të familjes mbretërore dhe të punojnë për t'u bërë të pavarur financiarisht".
Deklarata zyrtare nga Princi Harry dhe Meghan thotë: "Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një tranzicion këtë vit duke filluar nga krijimi i një roli progresiv brenda këtij institucioni, njofton Klan Kosova.
"Ne e kemi ndërmend të tërhiqemi si 'anëtarë të lartë' të familjes mbretërore dhe të punojmë për t'u bërë të pavarur financiarisht, duke vazhduar të mbështesim plotësisht Lartmadhërinë e saj, Mbretëreshën”.
"Kjo është bërë me inkurajimin tuaj, veçanërisht gjatë viteve të fundit, ne ndjehemi të përgatitur për të bërë këtë rregullim”.
“Tani planifikojmë të balancojmë kohën tonë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrën tonë ndaj Mbretëreshës dhe patronazheve tona”.
"Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rritim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.