Lajmet e fundit

Mbretëresha i ka ofruar Meghan Markle, njërën prej ndihmëseve të saj më të vjetra, në mënyrë që ta përgatis ish aktoren për rolin e saj në mbretëri.
Samantha Cohen, 49 vjeçare, asistente e Mbretëreshës, do të lëvizë nga Pallati Buckinham ne Kensinton. Ajo do t’i ndihmojë Markle që të përshtatet në rolin e saj të ri mbretëror, përderisa do të vazhdoje punën e saj që kishte për 17 vjet, duke i dhënë këshilla ekipit të Mbretëreshës në baza ditore.
Dukesha e re e Sussex do të kalojë këtë vit duke vizituar vende të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke u takuar me organizata të ndryshme bamirësie.

