Lajmet e fundit

Meghan King Edmonds është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Jim Edmonds, raporton Us Weekly, transmeton Klan Kosova.
“Jemi shumë falënderues që do të mirëpresim në jetë një vajzë të shëndoshë”, ka thënë 31 vjeçarja në një deklaratë për Us Weekly.
Personaliteti televiziv e shfaqi barkun e saj në rritje në një fotografi të postuar në llogarinë e saj në Istagram, duke shkruar: “Ne jemi duke e pritur një pako të përsosur. Jimmy dhe unë jemi mbi hënë. Ne jemi të kënaqur për të sjellë në jetë vajzën tonë në familjen tonë të përkryer”.
King dhe bashkëshorti i saj 45 vjeçar u martuan në tetor të vitit 2014.