Princi Harry dhe Meghan Markle duken të zellshëm për të vazhduar me punën e tyre humanitare, pavarësisht se hodhën lajmin tronditës për largimin e tyre nga familja mbretërore.
Në postimin e tyre të parë në Instagram pasi njoftuan tërheqjen, dyshja të premten promovuan një vizitë të fundit në një kuzhinë të komunitetit në Londër, njofton Klan Kosova.
Markle mund të shihet në të njëjtën triko kafeje dhe fije mëndafshi që ajo veshi të martën kur çifti vizitoi Shtëpinë e Kanadasë në Londër - vetëm disa orë para se të dilnin raportet e para që ata donin të largoheshin nga institucioni mbretëror.
Duka dhe Dukesha e Sussex shkuan për të vizituar gratë e te Kuzhina e Komunitetit Hubb dhe të shpërndajnë ushqim për bamirësi.
https://www.instagram.com/p/B7JWTWXJ6Mf/
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.