Lajmet e fundit

Pasi të hënën Megan Fox zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, fansat menjëherë filluan të spekulojnë rreth asaj se kush është babai, meqë është në proces të shkurorëzimit nga bashkëshorti i saj Brian Austin Green.
Derisa 29 vjeçarja pritet që në ditët vijuese ta konfirmojë që ylli i Beverly Hills 90210 është babai, ajo duke bërë shaka i ka vënë në listë tre aktorë, që sipas saj përfundimisht nuk janë personat që e kanë lënë shtatzënë, transmeton Klan Kosova.
#nukështëbabai”, shkroi Megan në fotografinë e postuar, ku shihen kolegët e saj Shia LaBeouf, Will Arnett dhe Jake Johnson.