Lajmet e fundit

Megan Fox ka aplikuar për divorc, vetëm pak ditë pasi është bërë publike ndarja nga bashkëshorti i saj Brian Austin Green.
Përfaqësuesit e çiftit kanë deklaruar se ajo ka kërkuar kujdestari të përbashkët për dy djemtë e tyre.
Burimet a efërta me çiftin i kanë thënë TMZ-së se nuk kanë ndonjë kontratë paramartesore, kështu që fitimet e pesë vjetëve martese do të ndahen në dysh në mënyrë të barabartë, transmeton Klan Kosova.
Ata kanë qenë së bashku për 11 vjet dhe thuhet se asetet e tyre janë aq të përziera, saqë kanë vendosur t’i ndajnë në gjysmë.
Raportohet se me shumë gjasë do të jetë Megan ajo që do të përfundojë duke i paguar Brian-it për mbështetje bashkëshortore, pjesërisht për shkak të pabarazisë në të ardhura dhe pjesërisht për shkak se ai kishte problem shëndetësore.
Po ashtu thuhet se divorci është “shumë miqësor”, deri në atë pikë sa ata ende vazhdojnë të jetojnë në të njejtën shtëpi.