Lajmet e fundit

Reperit Meek Mill mund t’i revokohet lirimi me kusht, për shkak se ai bëri një udhëtim pa leje, transmeton Klan Kosova.
Meek ishte në liri me kusht nga dënimi që kishte të bënte me drogë dhe armë në vitin 2009. Sipas dokumenteve të gjykatës, me 1 nëntor i është kërkuar që ta merr një kupon udhëtimi para se ta lëshonte Filadelfian.
Gjykatësi e ka urdhëruar reperin që të paraqitet ne gjykatë të enjten në mëngjes, për shkak të shkeljes së lirisë me kusht.
Duke lexuar mes rreshtave, duket që Meek nuk e kishte marrë lejen për të marrë pjesë në AMA në Los Angelos me 22 nëntor.
Nëse vërtetohet se ka bërë shkelje, ai mund të dërgohet në burg. Kjo nuk do të jetë hera e parë që ai shërben për shkelje të lirimit me kusht. E njejta ka ndodhur edhe gjatë vitit të kaluar dhe ai është burgosur për disa muaj.