Lajmet e fundit

Meek Mill u lirua këtë të martë nga burgu.
Gjykata supreme e Pensilvanisë mori vendimin për ta lëshuar reperin, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
"Dua të falënderoj Perëndinë, familjen, miqtë, avokatët dhe ekipin tim në Roc Nation, duke përfshirë Jay-z, Desiree Perez, mikun tim të mirë Miachel Rubin, fansat e mi dhe gjykatën supreme për dashurinë dhe mbështetjen dhe inkurajimin e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha Meek në një deklaratë për TMZ.
“Ndërsa pesë muajt e fundit kanë qenë një makth, lutjet, vizitat, thirrjet, letrat dhe tubimet kanë ndihmuar që unë të qëndroj pozitiv”.