Lajmet e fundit

Meek Mill tentoi t’i bëjë bllokadë reperit Drake në Filadelfia, por nuk dihet nëse plani i funksionoi.
Pasi Meek e kuptoi se Drake do të performonte në qytetin e tij, ekipi i tij i telefonoi të gjitha klubeve për të mos i lejuar Drake-ut mbajtjen e ndonjë ahengu pas koncertit.
Kjo gjë e ka nervozuar edhe më shumë Drake, duke e rindezur armiqësinë në mes tyre.
Bëhet e ditur se ky i fundit nuk e ka mbajtur ahengun pas koncertit. Është ende e paqartë nëse bllokada e Meek ishte e suksesshme, apo thjesht Drake zgjodhi të largohe sa më shpejt nga aty.