Lajmet e fundit

Mediat në Serbi kanë filluar menjëherë të diskutojnë rreth figurës së shqiponjës dykrenare të bërë gjatë ndeshjes futbollistike Zvicër-Serbi, me duart e dy futbollistëve tanë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
“Mendoni se Shaqiri ka provokuar? Atëherë çfarë ka bërë Granit Xhaka!”, është titulli i blic.rs. Në artikullin e tyre ata shkruajnë se këta dy futbollistë pas golave të shënuar kanë vrapuar në drejtim të shikuesve në stadium dhe “i kanë provokuar tifozët e Serbisë” me figurën e shqiponjës së krijuar me duar e tyre.
Ata po ashtu thonë se këta futbollistë po e vejnë në pah origjinën e tyre shqiptare në secilin rast që i jepet.
Ndërsa media tjetër e shtetit fqinj që sonte u mund me rezultat 2:1 nga djemtë tanë në Rusi, novosti.rs, e vendos këtë titull në ballinë: “Provokimi i zviceranëve: "Shaqiri me atletet sportive me flamurin e të ashtuquajturës Kosovë, Xhaka feston me aludimin me Shqipërinë”.
Ndeshja e sotme kundër Serbisë është ndjekur me interesim të jashtëzakonshëm, përveç tjerash edhe për faktin se në ekipin e kombëtares së Zvicrës luajtën katër shqiptarë.