Lajmet e fundit

Vendet perëndimore e kanë në planë që ta anëtarësojnë Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në organizmat e tjerë ndërkombëtarë, shkruan gazeta serbe Blic, transmeton Rtklive.
Sipas Blic “marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit, e që obligohet nga perëndimi, ka pikëshit këtë qëllim, anëtarësimin e Kosovës në organizata si OKB, Këshillin e Europës dhe në OSBE”.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës në Beograd më 8 dhe 9 korrik, do ta paraqesë para kryeministri Vuçiq qëndrimin se, Kosova duhet të hyjë në OKB, thuhet në shkrimin e gazetës Blic.