Lajmet e fundit

Republika e Palauit do ta shqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kështu thuhet në notën që presidenti i Palauit Tomi Remenges ia ka dorëzuar kryediplomatit serb, Ivica Daçiq.
Në të theksohet poashtu se Republika e Palauit konsideron se do të duhej që në të ardhmen të përkrahet dialogu Serbi – Kosovë me ndërmjetësim të BE-së, transmeton Klan Kosova.
“Republika e Palauit është duke shqyrtuar qëndrimin e saj, sipas të cilit Kosova është njohur si shtet i pavarur. Republika e Palauit konsideron se mbështetja e saj për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet të jetë përkrahja e dialogut ndërmjet Beogardit dhe Prishtinës që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, dhe jo përcaktim të statusit para se të përfundojë dialogu", thuhet në notën që kreu i këtij shteti i ka dorëzuar ministrit serb.
Shefi i diplomacisë serbe me këtë rast ka thënë se Palaui është shteti i 13 që e ka rishqyrtuar qëndrimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Republika e Palauit kishte njohur Kosovën më 9 mars të 2009-ës.