Lajmet e fundit

Pavarësisht paralajmërimeve nga disa politikanë shqiptarë që Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të jetë pjesëmarrëse në hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, sipas “Novosti” kjo nuk do të ndodhë, transmeton Klan Kosova.
Kryetari i komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, ka thënë që ura do të hapet kur të përfundojnë punët ne zonën e këmbësorëve në rrugën “Mbreti Petar”.
Ndërsa i pari i Mitrovicës Jugore ka thënë që hapja e urës mund të pritet vetëm në muajin maj.