Lajmet e fundit
Qeveria e Maqedonisë vetëm për tre mujorin e vitit 2014 (muajt: tetor –dhjetor 2014) ka harxhuar gjatë milionë euro për fushatat dhe projektet e saja.

Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni, përmes analizave të publikuara.
Sipas kësaj shoqate, qeveria përmes fushatës me para publike po korrupton media me qëllim që të ndikojë në politikat e tyre redaktuese.
Lidhur me këtë siç thuhet janë harxhuar miliona euro, ku në të shumtën e rasteve nuk bëhet fjalë për interes publik.
“Kjo përbën një rrezik të madh për korrupsion dhe krijon kushte për ndikim në politikat redaktuese”, deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
Ky vlerësim i SHGM-së është konfirmuar edhe nga Komisioni Evropian, në raportin e progresit të vitit 2014 për Maqedoninë, dhe është alarmuar për ndikimin dhe kontrollet indirekte të shtetit ndaj mediave, përmes reklamave qeveritare.
Nga raporti për muajt tetor – dhjetor 2014, kështu kanë përfituar disa media televizive:
Kanal 5 – 1,4 milion euro
Alfa – 1,4 milion euro
Sitel – mbi 1 milion euro
Alsat M – mbi 470 mijë euro
MTV1 dhe MTV 2 – Mbi 440 milion euro
24 Vesti – 138 mijë euro
Telma – 88 mijë euro
Rreth 660 mijë euro janë harxhuar për tre muajt tetor – dhjetor 2014 në 8 gazeta ditore dhe tre javore, mes tyre edhe media shqiptare.
Sipas raportit të SHGM-së theksohet se pushteti qendror gjatë kësaj periudhe ka harxhuar më shumë para te Gazeta Koha, dhe më pas tek Dnevnik dhe Veçer.
Ndërsa nga revistat më shumë janë harxhuar mjete dedikuar revistës Republika.
Sa i përket portaleve, reklamat kanë shkuar tek portalet Kurir dhe Press24. / klankosova.tv