Lajmet e fundit

Lajmit për rënien e qeverisë i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat e çmuara botërore.
ABC News ka shkruar që Qeveria e Kosovës ka humbur në mocionin e mosbesimit, duke çuar ndoshta në zgjedhje të hershme.
Ky medium raporton që qeveria kishte çaluar nga paaftësia e vet për ta siguruar shumicën në parlament shkaku i marrëveshjes së demarkacionit me fqinjt e tyre, Malin e Zi, pavarësisht presionit nga qeveria amerikane, transmeton Klan Kosova.
Në anën tjetër, Reuters shkroi se deputetët e Kosovës votuan të mërkurën që ta largojnë qeverinë e kryeministrit Isa Mustafa përmes një mocioni mosbesimi, lëvizje kjo që me gjasë do t’i sjllë zgjedhjet muajin e ardhshëm.