Lajmet e fundit

Për shkak të protestave gjithëpopullore në Maqedoni në Shkup kanë arritur edhe gazetarët e mediave botërore për të raportuar për protestat e sotme në ora 14.00 në qytetin e Shkupit.
Thuhet se rrjetet botërore CNN, BBC, Associated Press, dhe shumë televizione tjera nga Evropa dhe dhe shtetetet ballkanike me shumë vëmendje do ta ndjekin protetstën e sotme të opozitës e cila për herë të parë në histori organizon një protest gjithëpopullore kundër kryeministrit të vendit, Nikola Gruevski.
Analistët janë të mendimit se dita e sotme do të jetë një “revulucion” gjithëpopullor për t’i bërë me dije kryeministrit,, Gruevski se nuk ka mbështetjen e popullit pas skandalit të përgjimeve ku është i involvuar në korrupcion, krim, vrasjen e gazetarit Mlladenov, të riut Neshkovski dhe është i përshir në rastin Monstra.
Ndërkohë, pakënaqësia më e madhe e qytetarëve kundër Gruevskit është rritur edhe më shumë se në aksionin policor në Kumanovë, ku u vranë 8 pjestarë të njësiteve speciale policore.
Mu për këtë Gruevski duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe komanduese, pasi analistët janë të mendimit se ai së bashku me bashkëpunorët e tij të ngushtë, Gordana Jankulovska dhe Sasho Mijalkov kanë organizuar aksionin policor në Kumanovë ku pati edhe viktima.