Lajmet e fundit

Mediat më prestigjioze angleze nuk i kanë kursyer përqeshjet dhe kritikat ndaj Pep Guardiolës, pas eliminimit të Manchester Cityt nga Monaco në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Trajneri spanjoll e kishte marrë përgjegjësinë për humbjen e Cityt, duke dështuar në tentimin e tij të parë për ta fituar Ligën e Kampionëve me këtë skuadër, për të cilin synim edhe ishte sjellur në Manchester, transmeton Klan Kosova.
“Guardiola me eksperiencë dukej si një menaxher fillestar”, kishte shkruar Mirror.
Kritikës së Mirror iu bashkangjit edhe gazeta Telegraph duke thënë se Guardiolës i mbetet barra e humbjes, shkaku i formacionit dhe taktikave të tij të gabuara.
The Sun përmendi agoninë dhe angullimat e Guardiolës gjatë ndeshjes si dhe e ceku kolapsin e mbrotjes si arsyen kryesore të eliminimit të Cityt.