Lajmet e fundit
“Qeni roje” është lidhur me zinxhir. Kështu e përshkruan situatën aktuale të medias në Shqipëri gazetari i Vizion Plus dhe studiuesi i komunikimit, Elvin Luku

Me rastin e Ditës Botërorë të Medias, Luku shpjegon disa nga arsyet e kësaj krize. Ai thotë se media po mbahet peng nga politika, dhe ky është fataliteti, jo vetëm i pushtetit të katërt, por i vetë politikës.
Luku shpjegon se këtë situatë mund ta zhbllokojë media online ose media e qytetarit, të cilën ai e sheh si pushtetin e pestë. Luku ndalet dhe në projekt-ligjin e deputetes Majlinda Bregu, për censurimin e komenteve në portalet online. Ai thotë se ky draft godet zemrën e këtyre mediave, dhe nëse miratohet, ligji do të vrasë median në linjë.