Lajmet e fundit

Secili fshat dhe qytet i ka problemet e veta dhe të ndryshme.
Për t’u marr me këto sfida, parandaluar dhe zgjidhur ato merren Këshillat Komunalë për Siguri në Bashkësi.
Për të diskutuar mbi këto trupa institucionalë, në episodin e 10 të emisionit “Media për Paqe” ishin të ftuar Besim Ilazi, Kryetar i KKSB në Kaçanik dhe Ramadan Ahmeti, Drejtor i Drejtorisë për Bashkësi dhe Parandalim, Policia e Kosovës.
Me këtë intervistë që e gjeni në video përfundon edhe emisioni “Media për Paqe” që u realizua nga autori Enis Reçica në bashkëpunim me Klan Kosova, OSBE-në, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit.