Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është shprehur tej mase e gëzuar për fitoren e Laura Fazliut.
Osmani tha se medalja e dytë për Kosovën është krenari e jashtëzakonshme.
"Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka", tha Osmani.
"Faleminderit pafundësisht!", tha ajo.
Xhudistja nga Mitrovica e mori medalje e bronztë pasi mposhti kroaten, Katarina Kristo.
Fitorja e Fazliut, erdhi në Golden Score pasi Kristo i mori tri "shido" nga referi, 2 për shkak të pasivitetit në luftë dhe të tretën për shtyrje.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.