Lajmet e fundit

Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni Down Sindrome Kosova këtë mund ta bëni edhe duke vrapuar në mini maratonën 2.5 kilometra.
Kjo mini maratonë do të mbahet me 8 tetor 2016 në Parkun e Gërmisë dhe është organizuar nga GIZ-i gjerman, njofton Klan Kosova.
Ndërsa regjistrimi fillon nga ora 9:30 deri në 10:45 po atë ditë dhe kushton 2 euro për person plus dhurimi vullnetar.
Down Sindrome Kosova është e angazhuar në përmirësimin e cilësisë së jetës për personat me sindromën Down.
