Lajmet e fundit

Kosova po i humb të gjitha afatet për ta marrë liberalizimin e vizave nga BE-ja këtë vit. Kushti për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi nuk po plotësohet dhe për këtë shkak qytetarët e vendit nuk do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen.
Qytetarët e Kosovës edhe këtë vit do të vazhdojnë të mbesin të izoluar, duke mos mundur të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kjo pasi institucionet e Kosovës nuk po i kryejnë obligimet e tyre të vëna si kusht nga Bashkimi Evropian. Demarkacioni me Malin e Zi, i cili është kusht i pakapërcyeshëm për ta marrë liberalizimin, institucionet nuk e kanë ndërmend të kryejnë, duke qenë se nuk e kanë si prioritet.
Madje krerët e institucioneve çdo fushatë zgjedhore liberalizimin e kanë pasur si top-prioritet, ani pse asnjëherë nuk u përmbush, shkruan "Zëri".