Lajmet e fundit

Shumë njerëz kanë humbur jetën e tyre, duke rënë poshte urave, apo duke i zënë korrenti teksa bënin përpjekje për të marrë një selfie të përsosur.
Në fakt ka pasur më shumë vdekje nga selfiet në këtë vit se sa nga sulmet e peshkaqenëve, transmeton Klan Kosova.
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën duke bërë një fotografi selfie ndërxa tetë vdiqën nga sulmet e marra nga peshkaqenët.
Obsesion i selfieve ka arritur në një pikë të tillë që disa qeveri ndërmorrën masa për të zvogëluar rrezikun e aksidentit. Në Australi një shkëmb 16 katësh që i ngjanë një tortë mesatare ka qenë e rrethuar megjithatë përkundër paralajmërimeve se mund të pësonin në cdo kohë njerëzit vazhduan për të marrë fotografi në të, transmeton Klan Kosova.
Qëllimi i këtij rezultati të publikuar nuk ishte për shaka, shkruan Metro, por thjeshtë për të vetdijësuar që të keni kujdes kur merrni një vendim që të mos zhdukni shpresën tuaj për jetë vetëm për një foto, ngase nëse sulmoheni nga një peshkaqen nuk është asgjë në dorën tuaj.