Lajmet e fundit

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale nga këndvështrimi i ruajtjes së marrëdhënieve të mira me shtetet mike, para se gjithash me SHBA-të do të ndihmonte procesin e njohjeve.
Por, sipas tij, më pas diplomacia e Kosovës duhet të jetë shumë aktive për ta kapitalizuar atë te shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, shkruan ‘Epoka e re’.
Edhe njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku ka thënë se themelimi i kësaj gjykate s’do ta anëtarësojë automatikisht Kosovën në Bashkimin Evropian, por do ta ketë një obligim ndërkombëtar më pak.