Më shumë se dy milionë njerëz janë evakuuar në provincën Punjab të Pakistanit.
150,000 të tjerë janë evakuuar në provincën Sindh, u tha gazetarëve të enjten shefi i menaxhimit kombëtar të fatkeqësive, Inam Haider Malik, duke paralajmëruar se "numri mund të rritet gjatë ditëve në vijim".
Shirat e musoneve kanë vrarë më shumë se 900 njerëz në të gjithë vendin që nga fundi i qershorit, sipas një përditësimi nga Korpusi Ndërkombëtar Mjekësor të premten.
Ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar përmbytjet në Pakistan, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë derdhjen e lumenjve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Por kritikët fajësojnë gjithashtu mungesën e investimeve qeveritare në zbutjen e fatkeqësive, siç janë sisteme më të mira alarmi dhe infrastruktura.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.