Lajmet e fundit

Një raport vjetor mbi Kosovën i dhënë nga Këshilli Konsultativ i Sigurisë pranë Byrosë së Sigurisë Diplomatike në Departamentin amerikan të Shtetit, përshkruan gjendjen e krimit të përgjithshëm në Kosovë si dhe kërcënimin nga terrorizmi rajonal dhe ndërkombëtar të ngjashëm si për shumicën e vendeve evropiane.
“Kosova ka parë një rritje të ekstremizmit islamik në vitet e fundit,” transmeton televizioni publik thekse nga raporti për të dhënë më tej shifrën e 60 të arrestuarve gjatë vitit 2014 nën dyshimin për pjesëmarrje ose mbështetje të luftimeve në Siri dhe Irak.
“Amerikanët në përgjithësi janë të mirëpritur veçanërisht nga shqiptarët e Kosovës, mirëpo një pjesë e vogël e tyre mund të konsiderohen antiamerikanë dhe antiperëndimorë. Edhe disa serbë të Kosovës vazhdojnë t’i shohin me dyshim SHBA-të për shkak të bombardimeve të Serbisë nga NATO-ja,” thuhet në këtë dokument.
Lidhur me protestat qytetare thuhet se ato janë të rregullta, shumica paqësore dhe më të shpeshta gjatë tensioneve politike. Ndër arsyet e organizimit të tyre janë papunësia e madhe dhe pakënaqësia me veprimet e qeverisë.