Kameramani i Klan Kosovës, Arben Restelica, u sulmua dje nga një person në fshatin Prelez të Ferizajt.
Një burrë që dyshohet të jetë familjar i vajzës për të cilën u raportua se ka privuar nga jeta foshnjën e saj në Emergjencën e Ferizajt, iu sul kameramanit dhe theu kamerën e televizionit.
“Pasi shkuam te fshati Prelez i Muhaxherëve, shkuam njëherë te familja e saj, takuam gjyshen, nuk xhiruam asgjë. Morëm disa informacione. Ata nuk deshën me folë asnjë dhe ne u tërhoqëm pak ma në thellësi të fshatit, edhe e kishim një lidhje në ora 15:00 (Lajmet). Aty erdhën do familjarë, na kërcënuan pak aty”, tha Restelica në Orën 7 të Klanit.
“Kur erdhëm aty mes fshatit, ne u bëmë gati, erdhën ata aty, na thanë ‘ecni prej ktuhit, mos e xhironi as fshatin’”.
“Aty thashë po shkojmë pak ma në dalje të fshatit, ku është fillimi. T’u e përgatitë kamerën, Qëndresa (gazetarja) dhe Jahiri (shoferi) qëndronin në anën e kundërt të rrugës. Ajo ka bërtitë ‘Arben...’, ndërkohë jam kthy, ai veç kish ardhë...nuk e di kush është. Ai vetëm filloi të godiste kamerën. U mundova ta qetësoj, se i thashë ‘nuk jam duke e xhiru shpinë tanë’. Jo tha ‘e di për çka je ardhë’, filloi me sulme verbale, me do sharje që s’i kom ni kurrë në jetën tem”.
"Me shufër metalike [ka goditur kamerën]. Ka dashtë Zoti nuk më ka ra mu”.
https://www.youtube.com/watch?v=00kPr-BjxoM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.