Lajmet e fundit

Nga sheshi Zahir Pajaziti e deri tek ai Skenderbeu një grup i organizatave të shoqërisë civile me marsh protestues kërkuan drejtësi për Astrit Deharin i cili vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren, 9 ditë më parë.
Për vdekjen e Deharit ata kërkuan përgjegjësi nga Qeveria derisa u fajësuan edhe mediat për trajtimin e këtij rasti.
Besa Luzha nga Fondacioni Friedrich Ebbert është shprehur se u detyrua të organizojë këtë marsh, pasi institucionet që kjo i quan regjim, nuk po bëjnë sa duhet, njofton Klan Kosova.
Në këtë marsh protestues u pa edhe babai i tashmë të ndjerit,Avni Dehari, i cili nuk foli asnjë fjalë derisa protesta përfundoi me një minutë heshtje në kujtim e nderim të të ndjerit.
Kronikë nga Arbresha Fazliu.