Lajmet e fundit

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se Ndërmarrja Publike Banesore, ka liruar hapësirën me sipërfaqe prej 118.13 metra katrorë, në lagjen Ulpiana tek rruga “Bulevardi i Dëshmorëve”.
Kjo banesë për 15 vjet ka qenë e zaptuar nga ndërmarrja “Shpeta Comerc”, duke i shkaktuar kështu Ndërmarrjes Publike Banesore dëm në vlerë të përafërt prej 250,000 euro.
Përkundër kundërshtimit të uzurpatorit, që shkaktoi përplasje fizike dhe kërcënim, sot punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore, me ndihmën e zyrtarëve të Policisë së Kosovës, arritën që ta lirojnë këtë pronë publike, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje.